Zyrtare: Prishtina e konfirmon sa do të mungojë ylli i skuadrës

Futboll 16 Prill 2019 14:42

Ylli i Prishtinës, Meriton Korenica, do të mungojë maksimalisht tri javë për shkak të lëndimit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas që i është gëzuar njoftimit se ylli i skuadrës do të mungojë vetëm tri javë, e jo më shumë siç ishin frikësuar te Prishtina.

Korenica, që po kalon në formë të mrekullueshme së fundmi, u lëndua në përballjen e xhiros së fundit me KEK-un.

Ky është njoftimi në faqen zyrtare të klubit:

Meriton Korenica pësoi lëndim me KEK-un dhe ishte drojë e madhe se sa do të mungonte. Por, nga dy kontrolle të specializuara mjekësore, vije lajmi i mirë, Korenica për dy deri maksimalisht deri në tre javë rikthehet në fushë. Me ndihmën e fisioterapeutit të klubit, Atdhe Halimi dhe me terapitë përkatëse dhe me vullnetin e madh të Korenicës shpresohet në rikthim edhe më të shpejtë të tij.

-->