Zyrtare: Prishtina ndërpret bashkëpunimin me Olti Mehmetin

Futboll 21 Dhjetor 2021 18:42

Klubi i Prishtinës ka konfirmuar ndarjen e bashkëpunimit me mesfushorin Olti Mehmeti, transmeton Insporti.

Mehmeti nënshkroi deri në gusht kontratë trevjeçare, por marrëveshja u shkëput para kohe, njoftoi klubi.

Komunikata e plotë e Prishtinës, pa ndërhyrje:

“𝑭𝒂𝒍𝒆𝒎𝒊𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒕 𝑶𝒍𝒕𝒊!

FC Prishtina dhe sulmuesi Olt Mehmeti e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

FC Prishtina i dëshiron Oltit suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara.

Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore”, shkroi klubi në komunikatë.

-->