Zyrtare: Prishtina transferon futbollistin Sadam Sulley

Futboll 22 Janar 2022 20:20

Pas Bujar Pllanës, Agim Zekës dhe Drilon Cenajt, futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të janarit është Sadam Sulley, transmeton Insporti.

25-vjeçari nga Gana aktivizohet si sulmues. Ai vjen nga skuadra sllovake FK Senica derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Zemplin Michalovce, Slovakia MFK, Austria SV Ried dhe Legia Warsaw.

Shtatlarti Sulley ka firmosur për 18 muaj me Prishtinën.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Prishtinës me anë të rrjetit social, Facebook.

Postimi i klubit të Prishtinës:

-->