Zyrtare: Publikohet orari i ndeshjeve të javës së parë në IPKO Superligë
Futboll
13 Gusht 2019
13:53

Këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri i garave në IPKO Superligën e Kosovës dhe tashmë është caktuar termini i ndeshjeve të javës së parë.
Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, bën të ditur FFK-ja, transmeton Insporti
Kampioni aktual, Feronikeli, e nis stinorin e ri në ndeshjen derbi kundër Drenicës.
Derbi lokal po ashtu do të ketë në kryeqytet, ku takohen Flamurtari e Prishtina.
Ky është orari i ndeshjeve:
E shtunë, 17 gusht, në orën 17:00
Feronikeli – Drenica
Flamurtari – Prishtina
Llapi – Vushtrria
E diel, 18 gusht, në orën 17:00
Drita – Ferizaj
Trepça’89 – Gjilani
Dukagjini – Ballkani