Zyrtare: Rahoveci përforcohet me Ivan Koljeviqin

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me fundorin Ivan Koljeviq.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Rahoveci, përmes një postimi në Facebook.
“Sot është bërë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet klubit tonë dhe fundorit malazez Ivan Koljeviq”, thuhet në njoftimin e klubit.
Malazezi ka një eksperiencë të madhe në basketbollin ndërkombëtar dhe atë kosovar, ndërsa skuadrës sonë i është bashkuar pas paraqitjeve të mira me skuadrën nga Prizreni.
Ivan Koljeviq, në dy sezonet e kaluara në superligën e Kosovës, është paraqitur me mesatare prej 20 pikëve, 9 asiste dhe 5 kërcime.
Njëkohësisht, bordi i KB Rahovecit, me anë të marrëveshjes së dyanshme, ka liruar nga skuadra fundorët amerikanë Cavon Baker, Deshawn Wilson Jr., alon Tyheim Mornoe dhe qendrën Jervon Pressley.