Zyrtare: Rahoveci përforcohet me qendrën greke

Superliga 02 Gusht 2019 15:14

Qendra greke Rafail Tsourakis është përforcimi më i ri i huaj te skuadra e Rahovecit për edicionin e ri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook. Tsourakis është përforcimi i tretë me radhë i huaj për nënkampionin e Kosovës në basketboll.

Kujtojmë se përforcimi i parë i huaj për “vreshtarët” ishte alo-qendra kroate Jure Gunjina (204 cm) dhe përforcimi i dytë ishte amerikani Justin Gray (198 cm), 24 vjeç, i cili ka luajtur në Angli tek Bristol Flyers.

Po ashtu, edhe playmakeri Leonard Mekaj, i cili në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Golden Eagle Yllit, është konfirmuar te Rahoveci.

Pos përforcimeve, pjesë e Rahovecit kanë mbetur lojtarët Rron Grapci, Arian Qallaku e Atik Koshi. Ata i kanë vazhduar kontratat.

Te Rahoveci pritet të jenë pesë lojtarë të huaj dhe sipas kryetarit Alban Rama, ekipi në edicionin e ri do të futet me synime të mëdha.