Zyrtare: Rahoveci rikthen Bujar Locin

Superliga 11 Mars 2020 16:27

Marjan Ilievski është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Superligës së Kosovës në basketboll, KB Rahoveci, ndërsa postin e tij e ka marrë Bujar Loci, ka njoftuar klubi në rrjetet sociale të mërkurën.

Për Bujar Locin është rikthim te Rahoveci. Në dy vjet ai kishte dërguar skuadrën dy herë në finale. Loci së fundi u largua nga Sigal Prishtina.

“Synonim një rrugëtim së bashku, por udhët tona ndahen këtu. Jo pse ne vendosëm një gjë të tillë, por këtë e kërkoi vetë Ilievski. Ndonëse i plotësuam kërkesat që pati, fati nuk ishte me të në këtë aventurë dhe vendosi të mbyllë këtu. Ne e falënderojmë për gjithë mundin e tij për të arritur sukses. Bujar Loci ndërkaq është vendosur si pasues i tij. Më i miri i mundshëm. Loci për dy vjet, me kapacitet edhe më të vogla arriti të dërgonte skuadrën tonë dy herë në finale. Shpresojmë se hera e tretë do të jetë e vërtetë këtë stinor”, është thënë në komunikatë të Rahovecit.

Rahoveci zë vendin e dytë në renditje me 17 fitore e shtatë humbje. Është vetëm një pikë larg liderit Sigal Prishtinës.

-->