ZYRTARE: Rangers dhe Steven Gerrard merren vesh për të ardhmen

Futboll 13 Dhjetor 2019 11:41

Steven Gerrard ka vazhduar kontratën me Rangers deri në vitin 2024.

Skuadra skoceze përmes një komunikate ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me trajnerin Steven Gerrard, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024.

Rangers në hyrje të komunikatës shpreh kënaqësinë për marrëveshjen e arritur.

Gerrard i është bashkuar Rangers në verën e vitit 2018.

Ai këtë sezon ndihmoi skuadrën që të kalojnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

-->