Zyrtare: Real Madrid transferon Reinier

Futboll 20 Janar 2020 17:24

Real Madrid edhe zyrtarisht është përforcuar në këtë afat kalimtar me një futbollist.

Bëhet fjalë për lojtarin e Flamengos, Reinier, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2026.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit të brazilianit te Real Madrid e ka konfirmuar faqja zyrtare e ‘Los Blancos’.

-->