Zyrtare: Real Madridi transferon Luka Jovicin

Futboll 04 Qershor 2019 13:52

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Eintracht Franfkurtin për Luka Jovicin.

Sulmuesi serb, 21-vjeçar, do të jetë futbollist i Real Madridit nga sezoni 2019/2020, transmeton Insporti

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Eintracht Frankfurtit në ‘Twitter’.

Lajmi më pas është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Realit, që njoftoi se marrëveshja do ta mbajë atë për gjashtë sezone në “Santiago Bernabeu”, deri më 30 qershor 2025.

“Marrëveshja për Luka Jovicin është arritur. Ai do të kalojë në Real Madrid ku do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare. Faleminderit për të gjitha, makinë e golave! Të gjitha të mirat dhe suksese në Madrid”, thuhet në njoftim të Frankfurtit.

Jovic sezonin e kaluar me Frankfurtin ka realizuar 17 gola (dhe ka 6 asistime) në 32 paraqitje në Bundesligë.

Në të gjitha garat edicionin e kaluar, ai pati 27 gola dhe 7 asiste në 48 paraqitje me fanellën e klubit gjerman.

Marca raportoi se transferimi i Jovicit klubit madrilen i ka kushtuar 70 milionë euro. /Insporti.com/