Zyrtare: Red Bull vendos për zëvendësuesin e Ricciardos

Formula 1 20 Gusht 2018 23:50

Daniel Ricciardo vendosi të zyrtarizojë mbylljen e bashkëpunimit me Red Bull dhe njoftoi se për dy vitet e ardhshme do të garojë me skuadrën franceze Renault në Fromula 1. 

Gjithsesi skuadra austriake nuk ka kërkuar të humbë kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e australianit, që do të jetë pikërisht Paul Gasly.

Francezi aktualisht garon për skuadrën Toro Rosso dhe mban vendin e 13 në kampionat, me 26 pikë, ku spikat edhe një vend i katërt në pistën e Bahreinit.

Nga sezoni i ardhshëm, do të jetë pikërisht Paul Gasly, që bashkë me Max Verstappen, do të garojnë për të synuar arritje të mëdha me skuadrën austriake Red Bull.

-->