Zyrtare – Ribery rinovon me Bayern Munchen

Futboll 07 Maj 2018 14:45

Mesfushori anësor i Bayern Munchen, Franck Ribery, të cilit i skadonte kontrata në qershor të këtij viti, ka nënshkruar rinovimin e kontratës me ekipin bavarez.

Klubi gjerman Bayern Munchen, ka konfirmuar zyrtarisht se francezi Ribery do të qëndroj në “Allianz Arena”, pasi ka rinovuar kontratën për edhe një sezon tjetër.

35 vjeçari nuk shfaqi shenja të ngadalësimit në lojën e tij, përkundër që sapo e ka përfunduar sezonin e 11-të me skuadrën bavareze dhe për këtë arsye Bayern Munchen, ka vendosur ta shpërblej atë me edhe një vit tjetër.

“Jam shumë i lumtur që do të kem edhe një vit tjetër me Bayern”, tha Ribery.

“Munihu ka qenë dhe është shtëpia tash e sa kohë. Jam krenar që do të jem në gjendje ta vesh fanellën e Bayern për edhe një sezon tjetër”, deklaroi francezi.

Kurse, drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, tha po ashtu se edhe klubi bavarez është i lumtur që ka arritur këtë rinovim me Riberyn.

“Ai është njëri nga lojtarët kyç të skuadrës dhe shumë i dashur nga tifozët tonë. Jemi shumë të kënaqur që do ta kemi për edhe një vit tjetër në radhët tona dhe mezi po i presim paraqitjet e tij sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Salihamidzic.

Franck Ribery, u transferua në Bayern Munchen në vitin 2007 nga skuadra franceze Olumpique Marseille dhe gjatë këtyre 11 viteve me bavarezët, është shpallur tetë herë kampion i Bundesligës, duke qenë vetëm futbollisti i pestë në histori të bayern që e arrin këtë gjë, pas emrave si Philipp Lahm, bastian Schweinsteiger, Oliver Kahn dhe Mehmet Scholl.

Mesfushori francez, deri më tani ka pasur 385 paraqitje për Bayern Munchen, duke shënuar 117 gola dhe 179 asistime. /Insporti.com

-->