Zyrtare: Risi e madhe në ndeshjen e Superkupës, Liverpool – Chelsea

Futboll 02 Gusht 2019 12:48

Ndeshja Liverpool – Chelsea do të ketë një risi të madhe.

Dy gjigantët anglezë do të takohen në kuadër të Superkupës së Evropës në muajin gusht, transmeton Insporti

Të mërkurën, më 14 gusht, Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve takohet me Chelsean, fitues i Ligës së Evropës në kuadër të Superkupës evropiane.

Ky takim do të zhvillohet në “BJK Vodafone Park”, në Stamboll të Turqisë.

Risia e madhe do të jetë se drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë një gjyqtare femër.

UEFA ka konfirmuar se gjyqtarja kryesore e këtij takimi do të jetë francezja Stéphanie Frappart.

Frappart, 35-vjeçare, do të shkruajë historinë si gjyqtarja e parë femër që gjykon në një ndeshje të madhe të meshkujve në garat e UEFA-s. /Insporti.com/