Zyrtare, Ruiz vs Joshua II: Konfirmohet data dhe vendi

Boks 09 Gusht 2019 19:28

Lajmi i shumë pritur për rimeçin e Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit tashmë u konfirmua dhe publiku me padurim duhet të presë për muajin e fundit të këtij viti.

Meçi është caktuar më datën 7 dhjetor, për tu zhvilluar në Arabinë Saudite, shkruan Insporti duke transmetuar nga mediat ndërkombëtare.

Daily Telegraph madje shkruan se investitorët arabë kanë vënë rreth 100 milionë dollarë në dispozicion që të organizohet ky meç, që ka qenë ofertë që nuk mund të refuzohet nga promotori Eddie Hearn.

Kujtojmë se Ruiz e kishte befasuar Joshuan në duelin e tyre të parë dhe tashmë mban titujt e botës në versionet WBO, IBF dhe WBA.