Zyrtare: Sane transferohet tek Bayern Munich

Futboll 30 Qershor 2020 19:33

Transferimi i Leroy Sane te Bayern Munchen mund të quhet i përfunduar.

Gazetari i afërt me klubin bavarez, Christian Falk ka thënë se transferimi i tij ka përfunduar, derisa shuma e kalimit të tij është rreth 50 milionë euro.

Sipas ‘Bild’ rroga e tij pritet të jetë më e ulët se sa që e kishte në Manchester City.

Sane së fundmi refuzoi që të vazhdonte kontratën me klubin anglez.

-->