Zyrtare: Shtyhet meçi i Erzen Rrustemit – boksieri tregon arsyen

Boks 05 Dhjetor 2018 23:57

Është shtyrë meçi i shumëpritur i kampionit të botës në WBF dhe GBU, Erzen Rrustemit dhe ish-kampionit të dyfishtë të botës në boks në WBO si dhe në IBF, Rikardo Ramirezit.

Me shumë mundësi ky meç do të shtyhet deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Deri te kjo shtyrje erdhi bazuar në deklaratën e Erzen Rrustemit, nga pakënaqësia e stafit të boksierit argjentinas, Rikardo Ramirezit, me ndryshimin e datës së meçit, kontrata e të cilit ishte nëshkruar për datën 15 dhjetor 2018.

Pas analizave edhe të stafit të Erzen Rrustemit, të dy boksierët, edhe në konsultim e mirëkuptim me organizatorin, janë pajtuar që ky meç të zhvillohet kah fundi i janarit 2019, në Karsluhe të Gjermansië.

Kjo është deklarata e Erzen Rrustemit rreth shtyrjes së meçit:

“Të dashur miq, përkrahës e familjarë

Më keq ardhje ju njoftoj se, shkaku i disa mosmarrveshjeve, meçi i paraparë për 8 Dhjetor 2018 në Zagreb të Kroacisë, me boksierin Victor Ramirez, ku unë do duhej të mbroja titullin WBF dhe GBU, SHTYHET deri kah fundi i janarit 2019, sipas të gjitha gjasave deri me 26 janar 2019.
Kështu ishin të detyruar të pajtohen stafi im dhe stafi i kundërshtarit tim, andaj të keni durim edhe një muaj e sa, sepse meçi gjithsesi do të ndodh.
Ndjej për obligim t’iu sqaroj se kontratën për këtë meç e kishim nënshkruar për datën 15 dhjetor 2018, por pak si në shpejtësi, pas një oferte nga Saunderland, insistuam që kjo të ndodh një javë më herët dhe ate në Zagreb të Kroacisë. Kjo shkaktoi pakënaqësi në taborrin e Victor Ramirezit, i cili kërkonte respektimin e kontratës.
Pas pakënaqësive të stafit të Ramirezit rreth ndryshimit të datës, u detyruam që të shtyhet për pak kohë ky meç.”