Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Premierligës, shkak rastet me COVID-19

Futboll 01 Dhjetor 2020 18:38

Ndeshja mes Aston Villas dhe Newcastle United është shtyrë, shkaku i COVID-19.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet ditën e premte, me fillim nga ora 21:00.

Por ditëve të fundit një numër i rasteve me COVID-19 janë paraqitur te Newcastle United.

Shkaku i rrezikut të përhapjes edhe më të madhe të rasteve, është vendosur për shtyrjen e kësaj ndeshje.

-->