Zyrtare: Skuadra e Superligës ndan rrugët me tre basketbollistë amerikan

Superliga 24 Dhjetor 2019 21:20

Rahoveci ka konfirmuar për largimin e tre basketbollistëve të huaj.

Klubi rahovecas ka liruar lojtarët amerikanë, Christian Bradford, Javis Howard dhe Josh Davis.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Rahovecit në rrjetin social “Facebook”.

“Në kuadër të diskutimeve dhe analizave të pjesë së parë të sezonit dhe ndryshimeve qe po merren për vazhdimin e kampionatit, KB Rahoveci me marrëveshje ka liruar nga angazhimi tre basketbollistët amerikan, Christian Bradford, Javis Howard dhe Josh Davis.

Bordi i falënderon për angazhimin dhe i dëshiron suksese në të ardhmen. Ditëve të ardhshme po ashtu do të ketë konfirmim për transferime të reja dhe përgatitjet për vazhdimin e sezonit kanë vazhduar pa pushim. Për gjitha detajet do të informoheni me kohë”, shkruan KB Rahoveci.

KB Rahoveci liron Christian Bradford, Javis Howard dhe Josh Davis Në kuadër të diskutimeve dhe analizave të pjesë së…

Gepostet von KB Rahoveci am Dienstag, 24. Dezember 2019

-->