Zyrtare: Southgate e konfirmon nëse Sterlingu do të luajë kundër Kosovës

Kombëtarja 14 Nëntor 2019 10:05

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka konfirmuar nëse anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling, do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.

Sterlingu u la jashtë kombëtares angleze për takimin e sotëm që “Tre Luanët” e zhvillojnë ndaj Malit të Zi, shkruan Insporti

Kjo pasi 24-vjeçari ishte përfshirë në një zënkë me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez.

Sidoqoftë, duket se ndëshkimi për Sterlingun do të vlejë vetëm për ndeshjen me Malin e Zi, pasi që ai do të jetë i ftuar për ndeshjen me Kosovën.

Madje, trajneri Southgate e konfirmoi se Sterlingu do të kthehet menjëherë në 11-shen startuese, për takimin kundër Kosovës.

“Po. Pa e ditur se çka mund të ndodh në ndeshjen e nesërme [kundër Malit të Zi] dhe çdo gjë tjetër, besoj se kjo do të ndodhë”, tha Southgate dje në konferencën për shtyp, duke iu referuar gjasave që Sterlingu të startojë kundër ‘Dardanëve’.

Sterling ka filluar të cilësohet si vëlla nga populli kosovar, që i ka uruar mirëseardhje të ngrohtë në prag të ndeshjes.

Kosovë – Angli zhvillohet të dielën, më 17 nëntor, me fillim nga ora 18:00. Por, skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes fillimisht do të ketë punë me Çekinë, sonte me fillim nga ora 20:45 në Plzen. /Insporti.com/

-->