Zyrtare: Suspendohet ylli i Bayernit, humb dy ndeshjet me Liverpoolin

Futboll 11 Janar 2019 11:59

Thomas Muller do t’i humbasë dy sfidat kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar nga UEFA që ka suspenduar lojtarin me dy ndeshjes pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League në barazimin 3-3 me Ajaxin.

Sulmuesi bavarez ndërhyri ashpër në minutën e 75-të, në mbrojtësin argjentinas, Nicolas Tagliafico, i cili ishte me fat që nuk përfundoi në spital.

Kështu, Muller do të mungojë kundër ekipit të Jurgen Klopp në “Anfield” me 19 shkurt, e në “Allianz Arena” me 13 mars. /Insporti.com/