Zyrtare: Tovërlani transferon tre emra të njohur te Ferizaj

Futboll 28 Korrik 2018 14:59

Klubi i Ferizajt ka filluar përforcimet pas një heshtje në afatin kalimtar të verës.

Ferizajasit janë përforcuar me sulmuesin Florim Berbatovci dhe mesfushorët Granit Jashari e Fuad Karabegu.

“Berbatovci që është paraqitur në disa skuadra të superligës, është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin vendor. Gjithashtu edhe Karabegu(KF Gjilan)dhe Granit Jashari(Prishtine) janë mesfushorë me cilësi të larta, dhe pritët të na ndihmojnë në objektivat e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.

“Ujqit” kanë thënë se këto nuk do të jenë transferimet e vetme, pasi kanë paralajmëruar ardhje të reja.

Ferizaj ditë më parë konfirmoi Afrim Tovërlanin si trajner.

-->