Zyrtare: Trajneri Emery e konfirmon lajmin e madh për Xhakën

Futboll 29 Tetor 2019 15:26

Trajneri Unai Emery ka marrë vendim të madh sa i përket Granit Xhakës, para takimit me Liverpoolin.

Pas incidentit që Xhaka pati me tifozët, Emery ka vendosur që për këtë ndeshje të mos e ftojë Xhakën fare, raporton Insporti

Emery ka folur në konferencë për media, para përballjes Liverpool – Arsenal, të vlefshme për rundin e katërt të Carabao Cup. Ky takim zhvillohet nesër, derisa Xhaka nuk do të udhëtojë fare me ekipin.

Emery ka thënë se ka folur me Xhakën të dielën mbrëma, gjatë ditës së djeshme (e hënë), dhe mëngjesin e sotëm. Ai e zbuloi se Xhaka ndjehet shumë keq për atë që ndodhi.

“Nuk është e lehtë për të dhe për ekipin. Ai tani është i shkatërruar, i pikëlluar. Kemi biseduar të dielën mbrëma, dje dhe sot në mëngjes”, tha Emery.

“Ai ka stërvitur rregullisht me grupin por është i shkatërruar. Është shumë i mërzitur për atë situatë”, zbuloi Emery në konferencë për media, përcjell Insporti

“Angazhimi i tij çdoherë është i madh. Ai dëshiron të ndihmojë. Sjellja e tij ishte e përsosur në stërvitje, me grupin dhe klubin. Në të vërtetë, ai e di se ishte gabim. E ndjen nga brenda, shumë thellë. Është normale si njeri. Çdo lojtar ka nevojë për mbështetjen e tifozëve”, shtoi Emery.

Hierarkia e klubit, duke përfshirë Emeryn dhe drejtorin teknik Edu, mbajtën bisedime me Xhakën dhe agjentin e tij të hënën, derisa mësohet se shumë lojtarë të Arsenalit e duan reprezentuesin e Zvicrës që të mbetet kapiten i tyre.

Emery foli edhe për situatën me Ozilin, dhe tha se ai mund të jetë kapiteni për ndeshjen me Liverpoolin.

“Patëm bisedë në mëngjes sepse dëshiroja të dëgjoj se çfarë po mendonte ai për të na ndihmuar nesër. Ishte bisedë shumë e mirë. Nesër ai është pjesë e grupit. Na duhet cilësia dhe aftësia e tij. Na duhet mentaliteti i tij pozitiv, dhe na duhet që të na ndihmojë në fushë”, zbuloi Emery. /Insporti.com/

-->