Zyrtare: UEFA dënon dy kombëtare në grup me Kosovën

Kombëtarja 15 Tetor 2019 19:10

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Bullgarisë për sjelljen raciste të tifozëve të saj në ndeshjen kualifikuese të së hënës për “Euro 2020” kundër Anglisë. Federata e Futbollit të Anglisë po përballet gjithashtu me sanksione pasi akuzohet për pengimin e intonimit të himnit kombëtar bullgar nga tifozët anglez, transmeton Insporti.com.

Rezultati i ndeshjes Bullgari – Angli ishte totalisht jashtë planit të parë, për shkak të koreve raciste nga ana e tifozëve bullgar dhe veprimeve naziste ndaj futbollistëve me ngjyrë të Anglisë.

 

Kjo nuk është hera e parë që Bullgaria ballafaqohet me këtë problem, pasi edhe në ndeshjen me Kosovën e zhvilluar në Sofje ishte shfaqur po i njëjti problem. Tifozët bullgar edhe në ndeshjen ndaj Çekisë në Pragë kishin vazhduar me kore raciste, duke e detyruar UEFA të dënojë Bullgarinë.

Një pjesë e stadiumit “Vasil Levski” ishte e mbyllur pjesërisht për shkak të sanksioneve që UEFA ia kishte vendosur. Ky sanksion do vazhdojë edhe në ndeshjen e ardhshme që Bullgaria do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Çekisë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mbrojtur dënimet duke i cilësuar si më të ashprat në sport dhe se duhet e gjithë “familja e futbollit” ta luftojnë këtë dukuri së bashku. “Sanksionet e UEFA-s janë ndër më të ashprat në sport për klubet dhe federatat”.

Ndeshja ishte ndërprerë dy herë. Viktimë ishte mbrojtësi anglez Tyrone Mings, i cili mbrëmë debutoi me fanellën e “Tre Luanëve”.

 

Ndryshe, sot gjatë ditës kryetar i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të këtij incidenti.

Anglia e fitoi ndeshjen me rezultat të thellë 6:0.

Kujtojmë se Kosova është në të njëjtin grup me Bullgarinë dhe Anglinë, në grupin A. /Insporti.com/

-->