Zyrtare: UEFA e dënon rëndë kombëtaren që është pjesë e grupit të Kosovës

Futboll 29 Tetor 2019 16:54

Bullgaria është dënuar nga UEFA me dy ndeshje pa praninë e tifozëve si vendas dhe me shumën 75 mijë euro, për shkak të koreve raciste që tifozët bullgarë i bënë gjatë ndeshjes së fundit me Anglinë, shkruan Insporti.com.

UEFA e ka dënuar Federatën e Bullgarisë edhe me 10 mijë euro të tjera për shkak të pengimit të himnit anglez dhe është urdhëruar ta shpalosë një pankartë me mbishkrimin “THUAJ JO RACIZMIT”, me logon e UEFA-s në.

Anglia e poshtëroi Bullgarinë duke e mposhtur me rezultat 6:0 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ndeshje e vlefshme e grupit A.

Në këtë grup bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës. /Insporti.com/

-->