Zyrtare: UEFA me njoftim rreth vendimeve për ligat dhe EURO 2020

Futboll 12 Mars 2020 14:39

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, pritet që gjatë javës së ardhshme të marrë vendim rreth kampionateve të futbollit në Evropë dhe atij Evropian të futbollit, ‘Euro 2020’.

Kampionati evropian ‘Euro 2020’ është i paraparë të zhvillohet në datat 12 qershor – 12 korrik, transmeton Insporti

Por, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, kjo mund të ndryshojë.

UEFA sot ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të ditur se më 17 mars do të vendoset rreth reagimit të futbollit evropian ndaj kësaj pandemie.

“Pas zhvillimeve të fundit të përhapjes së virusit COVID-19 nëpër Evropë dhe vlerësimeve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UEFA sot ka ftuar përfaqësuesit e 55 shoqatave të anëtarësuara,  së bashku me bordet e Shoqatës së Klubeve të Evropës dhe të ligave evropiane si dhe përfaqësuesit e FIFPro, për të marrë pjesë në mbledhje me anë të videokonferencës, të martën më 17 mars për të diskutuar rreth reagimit të futbollit evropian rreth këtij virusi”, thuhet në njoftim.

Diskutimet do të përfshijnë të gjitha garat vendore dhe evropiane, duke përfshirë edhe Evropianin EURO 2020, bën të ditur UEFA.

UEFA ka njoftuar se njoftimet e radhës do të bëhen publike pas këtyre mbledhjeve, transmeton Insporti.

 

-->