Zyrtare: United nënshkruan me futbollistin e Ajaxit

Futboll 02 Qershor 2019 09:57

Manchester United ka arritur që ta bëjë për vete talentin e skuadrës së Ajax, bëhet fjalë për Dillon Hoogewerf.

Hoogewerf është 16 vjeçar dhe do të jetë pjesë e të rinjve të United.

Fjalët e para të futbollistit pas prezantimit ishin:

“Ëndrra ime është bërë realitet. Të jesh lojtar i Manchester United është ëndrra e çdo lojtari.”

Dillon Hoogewerf është një lojtar i shpejtë sulmues me aftësi të mëdha dhe që është konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar tek të rinjtë e Ajax.

Ai shënoi 10 gola dhe regjistroi gjashtë asiste për U17 të Ajaxit këtë sezon dhe është paraqitur për grupmoshat U19 të skuadrës holandeze./Insporti