ZYRTARE: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca

Futboll 31 Janar 2022 19:45

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është pjesë e Mallorca, shkruan Insporti.

Muriqi lë skuadrën e Lazios, pasi nuk gjente hapësirat e mjaftueshme. Lajmin për Muriqin e ka konfirmuar skuadra e Mallorca.

“Na falni për vonesën, veçanërisht ti, Vedat”, shkroi Mallorca në Twitter me një video unike të prezantimit të sulmuesit kosovar.

Drejtimi sportiv i Mallorcas ka luftuar deri në fund për Muriqin, dhe që blerja e tij të jetë me opsion.

Vedat Muriqi, ka qenë gjithashtu i lidhur me Leeds United dhe Hull City.

Sulmuesi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola.

/Insporti.com

-->