Zyrtare: Vëllaznimi e konfirmon të ardhmen e presidentit Cana

Futboll 25 Qershor 2019 11:30

Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana do të vazhdojë ta ushtrojë postin e të parit të klubit nga Gjakova.

Frustrimi i Canës ishte i madh pas humbjes në ndeshjen e barazhit nga Trepça’89, derisa ai kishte lansuar akuza të ashpëra në drejtim të drejtuesve të FFK-së për kurdisje të ndeshjes në fjalë.

Komiteti Disiplinor i FFK-së më pas e dënoi atë me 6 muaj mos kryerje të detyrës.

Së fundmi është raportuar se Cana ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit te Vëllaznimit, megjithatë e gjithë kjo është raportuar nga klubi gjakovar në rrjetin social Facebook.

Përmes një shkrimi, klubi nga Gjakova ka bërë të ditur se Agim Cana do të qëndrojë në klub, dhe se aktualisht ndodhet në pushim vjetor.

Njoftimi i plotë nga Vëllaznimi:

“Njoftojmë opinionin se informata e botuar në portale se kinse presidenti i Vëllaznimit Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron.

Agim Cana aktualisht është në pushim vjetor, por vazhdon të ushtroj detyrën e presidentit të klubit së bashku me kryesine aktuale.

Të perforcuar edhe me anëtar të ri të kryesisë do të angazhohen që Vëllaznimin ta rikthejnë në Super Ligë qysh në edicionin 2020/2021”.