Zyrtare: Vendim befasues për të ardhmen e Gareth Bale

Futboll 28 Korrik 2019 16:26

Mediat britanike raportojnë se Real Madridi ka anuluar largimin e Gareth Bale nga skuadra këtë verë.

Gjigantët spanjollë thuhet se kanë tërhequr nga lista transferimin e Bale në Kinë.

Sipas BBC Sport, lëvizja e madhe e Bale nga Real Madridi në ekipin kinez të Jiangsu Suning është anuluar.

Është korrespondenti i njohur David Ornstein që njoftoi për anulimin e largimit të Bale me anë të një postimi në Twitter.

Ornstein gjithashtu pretendon se Bale do të mbetet në Bernabeu përkundër sugjerimeve të shumta se ai nuk është më i pëlqyer nga Zinedine Zidane.