Zyrtare: Virgil Van Dijk ka lënduar rëndë gjurin, ja sa pritet të mungojë

Futboll 18 Tetor 2020 19:13

Liverpooli ka konfirmuar se mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk do t’i nënshtrohet operimit në gju, transmeton Insporti.

Virgil Van Dijk u lëndua gjatë ditës së djeshme (e shtunë), në barazimin 2-2 ndaj Evertonit.

Lëndimi erdhi pas një goditje nga portieri i Evertonit, Jordan Pickfordi, i cili për më tepër nuk u sanksionu me asnjë kartonë pasi ishte në pozitë jashtë loje.

Ndonënse ende nuk dihet shkalla e saktë e lëndimit, raportet tregojnë se Van Dijk ka dëmtuar ligamentet kruciale të gjurit (ACL), dhe me shumë gjasë nuk do të luajë më asnjë ndeshje në këtë sezon.

Lëndimet e ligamenteve të gjurit janë ndër më të rëndat në futboll dhe rikthimi në fushën e blertë zakonisht merr nga gjashtë deri në tetë muaj./Insporti.com/

-->