Zyrtare: Vjen largim i parë i madh tek Arsenali

Futboll 15 Gusht 2020 15:03

Raul Sanllehi ka luajtur rol kyç në afrimin e Mikel Arteta si trajner dhe Edu si drejtor teknik. Ai e la befas postin e tij, një zhvillim ky që mund të trondit hierarkinë e klubit përsëri. Atë do ta zëvendësoj drejtori i tanishëm menaxherial, Vinai Venkatesham, transmeton Gazeta Metro.

Ssanllehi ishte figura më e rëndësishme e Topçinjve që nga 2018’a, që udhëhoqi gjithçka në lidhje me futbollin që prej largimit të Ivan Gazidis. Ai ishte po ashtu kyç në disa transferime  të rëndësishme për klubin.

Arsenali tani do të udhëhiqet nga Vinai Venkatesham, që ishe në krye të veprimtarisë së biznesit në klubin londinez.

Pronarët e klubit Stan and Josh Kroenke, thanë për të se ka bërë kontribut të madh gjatë kohës së tij dhe se gjithmonë do të jetë pjesë e klubit. Ata po ashtu thanë se kanë besim të plotë tek Vinai si person i duhur për të udhëhequr me klubin.

Sanllehi tha se është i kënaqur me punën e tij në klub dhe se po e lë atë në duar të sigurta dhe se mirëpret tani kalimin e kohës me familje dhe pastaj një aventurë të re.

-->