Zyrtare: Vushtrria bie nga Superliga

Futboll 29 Qershor 2020 20:07

Skuadra e Vushtrrisë edhe zyrtarisht nuk do të garojë në Superligë edicionin e ardhshëm.

Vushtrria me humbjen e sotme ndaj Ballkanit është përshëndetur nga Superliga e Kosovës në futboll.

Normalisht që largimi i tyre nga Superliga vjen pas problemeve të shumta dhe rezultateve katastrofale.

Klubi i Vushtrrisë pas 27 xhirove ka grumbulluar 16 pikë në vendin e 10 dhe kështu kuptohet se edhe nëse fiton të gjitha takimet e mbetura nuk do të arrijë të sigurojë mbijetesën.

Vushtrria pas 27 xhirove ka 4 fitore, 4 barazime dhe 19 humbje.

Skuadra e Vushtrrisë, kësisoj i bashkohet në Ligën e Parë skuadrës së Dukagjinit të Klinës, që ndodhet e fundit në tabelën e Superligës.

-->