Zyrtare: Vushtrria emëron trajnerin e ri

Futboll 30 Qershor 2019 12:05

Bekim Shotani është emëruar trajner i KF Vushtrrisë, raporton Insporti.com.

Vushtrria ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Shotani, i cili do ta zëvendësojë trajnerin shkodran, Samuel Nikaj.

Nikaj u largua nga klubi pas largimit të presidentit Naser Imeri.

Shotani sezonin e kaluar ishte trajner i KF Ballkanit dhe KF Llapit.

Ish kampioni i Kosovës në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se Shotani do ta udhëheqë skuadrën për edicionin 2019/20.

ZYRTARE: Bekim Shotani do të na udhëheq në edicionin e ri 2019/20 Ne i urojmë shumë suksese, trajnerit tonë Historik ?

Gepostet von FC Vushtrria am Sonntag, 30. Juni 2019

-->