Zyrtare: Vushtrria rikthehet në Superligë

Futboll 12 Maj 2019 18:22

Pas një super-sezoni në Ligën e Parë, vushtrriasit edhe matematikisht siguruan rikthimin në Superligë.

Pavarësisht humbjes sot nga Dukagjini, ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj arriti të kthehet në mesin e më të mirëve.

Vushtrriasit kanë grumbulluar 63 pikë në pozitën e parë, tetë pikë më shumë se pozita e tretë, Besa.

Në ndeshjen e ardhshme ndaj Ramiz Sadikut, stadiumi “Ferki Aliu” pritet të jetë në festë.

-->