Zyrtare: Werder Bremeni e konfirmon ardhjen e Milot Rashicës për ndeshjet e muajti mars

Futboll 16 Mars 2021 15:29

Ashtu siç raportoi ditën e djeshme Insporti, Milot Rashica do të luajë për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e muajit mars.

Clemens Fritzi, menaxher i klubit gjerman përmes një interviste tha se të gjithë lojtarët do të udhëtojnë për në shtetet e tyre.

Madje Fritzi thotë se do t’ishte e tepërt që t’i “bllokonin” lojtarët edhe njëherë tjetër edhe pse mundësia për ta bërë një gjë të tillë ishte afër.

“Ne nuk mund ta përballonim 14-ditëshin e karantinimit. As lojtarët nuk e donin këtë. Djemtë nuk ishin me shtetet e tyre në fazat e fundit, kështu që s’ka kuptim nga ne të bllokohen sërish. Tani të gjithë presin të luajnë përsëri për vendet e tyre”, ka thënë Fritzi.

Kujtojmë se Milot Rashica kishte munguar në dy ndeshje për Kosovën pasi nuk ishte lejuar nga klubi i Werder Bremenit.

-->