Zyrtare: Werder Bremeni me komunikatë për Rashicën

Kombëtarja 18 Gusht 2019 16:17

Milot Rashica e nisi me asistim edicionin e ri te Werder Bremeni.

Por vetëm disa minuta pas asistimit, ylli i Kosovës është dashur ta lëshojë fushën e lojës.

Ai ka pësuar një lëndim dhe është detyruar ta lëshojë fushën para kohe, në ndeshjen e djeshme ndaj Fortuna Dusseldorfit.

Skuadra gjermane tashmë ka dalë me komunikatë zyrtare ku shkruan se diagnoza e saktë do të dihet pas brenda pak ditësh.

“Sulmuesi është dashur të zëvendësohet pas një problemi me lëndim në kofshë. Diagnoza e saktë do të jetë në dispozicion brenda ditëve të ardhshme pas kontrolleve të mëtutjeshme”, njofton klubi i Werder Bremen.

Ndërkaq, sipas revistës gjermane Kicker, nuk bëhet fjalë për një lëndim të lehtë. Kicker raporton se 22-vjeçari i Kombëtares së Kosovës mund ta ketë shqyer muskulin, çka do të thotë se mund të mbesë jashtë fushave për disa muaj.