Zyrtare: Woodward konfirmon largimin nga Man United

Futboll 20 Prill 2021 23:08

Tashmë është edhe zyrtare. Ed Woodward nuk do të jetë më pjesë e Manchester Unitedit nga fundi i sezonit 2020/21, shkruan Insporti.

Ai do të largohet nga detyra aktuale pasi të mbarojë sezoni.

“Isha ekstremisht krenar t’i shërbej United. Jam krenar qe kam punuar për 16 vjet për klubin më të madh në botë. Klubi ka të ardhme të mirë dhe për mua do të jetë e vështirë të përshëndetem në fund të vitit”, tha ai.

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen në një mbrëmje të tensionuar sa i përket Superligës Evropiane, pasi që disa nga klubet themeluese kanë vendosur të tërhiqen.

-->