Zyrtare: Ylli i Arsenalit transferohet në kampionatin francez

Futboll 06 Gusht 2019 16:43

Tashmë është zyrtare, kapiteni Laurent Koscielny është larguar nga Arsenali, pas plot 9 sezonesh.

Mbrojtësi francez, nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e vendit të tij, Bordeaux.

33-vjeçari i ka kushtuar 5 milionë euro arkave të klubit francez. Koscielny zhvilloi 353 ndeshje me “Topçinjtë”, ku shënoi edhe 27 gola, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re në kampionatin francez.

Arsenali tani është hedhur në afatin kalimtar për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit, me alternativat që nuk mungojnë.

Mendohet se londinezët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Leipzig, për Dayot Upamecano, dhe thuhet se kanë bërë një ofertë prej 60 milionë euro në drejtim të klubit gjerman.