Zyrtare: Ylli i Bayern Munichut rinovon deri më 2023

Futboll 07 Prill 2020 11:01

Bayern Munichu do të vazhdojë edhe për tri vite me Thomas Mullerin.

Gjiganti gjerman ka njoftuar sot (e martë) se gjermani Thomas Muller ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2023, transmeton Insporti

Sulmuesi 30-vjeçar është që prej vitit 2008 pjesë e ekipit bavarez, ku në 521 paraqitje ka shënuar 195 gola dhe ka bërë 186 asistime.

Muller me Bayernin ka fituar tetë tituj të Bundesligës, pesë kupa të Gjermanisë si dhe një herë trofeun e Ligës së Kampionëve. /Insporti.com/

-->