ZYRTARE: Ylli i Golden Eagle Yllit vazhdon kontratën me klubin

Superliga 12 Korrik 2021 12:16

Basketbollisti Erjon Kastrati do të vazhdoj të mbetet në Suharekë.

Kastrati ka rinovuar kontratën me Yllin edhe për dy vite tjera.

Me kontratën e re Kastrati do të jetë pjesë e klubit të paktën deri në vitin 2023.

26-vjeçari, ishte njëri ndër basketbollistët më të mirë të ‘suharekasve’ sezonin e kaluar kur fituan Superligën e Kosovës dhe Ligën Unike.

Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit me Kastratin e ka bërë të ditur vetë klubi i Yllit përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

-->