Zyrtare: Ylli i Kosovës bëhet me skuadër të re

Kombëtarja 02 Korrik 2020 12:36

Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Grasshopper.

Sulmuesi i Kosovës, pas tri sezonesh largohet nga Luzern, për t’iu bashkuar Grasshopper.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Grasshopper.

“Mirë se vini në Cyrih Shkëlqim Demhasaj”, shkruan faqja zyrtare e Grasshopper.

Demhasaj me skuadrën nga Cyrihu ka nënshkruar deri në vitin 2023.

-->