Zyrtare: Zekirija Ramadani emërohet trajner i skuadrës shqiptare

Futboll 06 Dhjetor 2021 14:31

Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i skuadrës shqiptare, Egnatia.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Mirësevjen Zekirija Ramadani. Presidenti Demrozi zyrtarizon sot trajnerin e ri të skuadrës. I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, thuhet në postimin e klubit.

 Ramadani është bërë me punë të re, vetëm pak kohë pasi u nda me FC Prishtinën.

Shkupjani edicionin e kaluar e riktheu titullin e kampionit te FC Prishtina pas një mungese tetë vjeçare.

Trepça ’89, Feronikeli, Shkupi e Flamurtari i Vlorës ishin skuadrat tjera ku Ramadani ushtroi detyrën e trajnerit.

Egnatia bën garë në Superioren shqiptare dhe gjendet në pozitën e gjashtë me dhjetë pikë të grumbulluara.

-->