Zyrtare: Zvicra kalon në fazën e eliminimit direkt

Futboll 21 Qershor 2021 23:04

Kombëtarja e Zvicrës e ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, kjo pas rezultateve nga Grupi B dhe C, shkruan Insporti.

Fitorja e Danimarkës ndaj Rusisë, kualifikoi edhe Zvicrën nga vendi i tretë i grupit A, direkt në 1/8 e finales së ‘Euro 2020’.


Dy ekipet e treta të grupeve B dhe C kanë pikë më pak se Zvicra. Zvicra ka 4 pikë, kurse Ukraina dhe Finlanda kanë nga tri.

Kështu, Zvicra që grumbulloi katër pikë, ishte ekip më i mirë se ai i vendit të tretë në Grupin B dhe C që e përfunduan me tre.

-->