Zyrtari i Prishtinës: Arianit Ahmeti më kërcënoi në telefon, do ta paraqes në Polici

Pas përfundimit të derbit ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, situata u tensionua kur zyrtarët dhe futbollsitët e Prishtinës kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes, raporton Insporti.com.
Zyrtari për informim i Prishtinës, Avni Durmishi në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se është kërcënuar nga ish zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Arianit Ahmeti.
Durmishi pas përfundimit të ndeshjes publikoi një fotografi në të cilën shihej Ahmeti me dy zyrtarët e Dritës, pretendetit për titull të kampionit.
Ahmeti vitin e kaluar është përjashtuar nga FFK me pretekstin se e ka thyer kodin e mirësjelljes. Ai e ka pranuar publikisht se e synon postin e të parit të FFK-së.
Gjilani mposhti Prishtinën me rezultat 2:1. Prishtina përfundoi ndeshjen me një futbollistë më pak në fushë, pasi portieri Visar Bekaj u përjashtua me kartonë të kuq pas një dueli me Gerahard Prognin.
Po ashtu, trajneri i Prishtinës Armend Dallku u spërkat me sprej nga Policia e Kosovës, edhe pse nuk ishte duke e rrezikuar sigurinë e gjyqtarëve. /Insporti.com/