Zyrtari i PSG-së i reagon ashpër Zidanes rreth komenteve për Mbappen

Futboll 25 Nëntor 2019 22:06

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka pohuar se ai është në ‘dashuri’ me sulmuesin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe para përballes në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez thuhet se është objektiv i kahmotshëm i Real Madridit, pasi ai kërkohet nga Zidane për ta përforcuar skuadrën e tij.

“A e dini se unë e njoh atë që një kohë të gjatë”, është përgjigjur Zidane kur është pyetur për Mbappen.

“Nuk është hera e parë që unë e shoh atë dhe unë jam në dashuri me të”, vlerësoi strategu francez.

“E dua atë si person pasi ai erdhi këtu në prova kohë më parë, por a është ai në dashuri me Real Madridin? Ai është futbollist rival, kështu që nuk mund të flasim”, potencoi Zidane.

Deklaratat e Zidane kanë ‘acaruar’ paksa drejtorin e PSG-s Leonardo.

“Me të vërtetë, jam i mërzitur nga kjo”, tha Leonardo.

“Së pari, Mbappe është nën kontratë me ne edhe për dy vite e gjysmë, kështu që duhet ta ndalim këtë”, tregoi më tej braziliani.

-->