Zyrtarizimi te Milani, zbulohet data dhe ora e prezantimit të Ibrahimovic

Futboll 30 Dhjetor 2019 23:04

Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i ri i Milanit.

Sulmuesi suedez pranoi ofertën e klubit kuqezi dhe tashmë çdo gjë është zyrtare.

Njoftimin është bërë nga Milani prej disa ditësh, ndërsa tani është bërë e ditur edhe ardhja e tij në Milano.

Ibra do të mbërrijë më datë 3 janar në Milano dhe prezantimi i tij do të bëhet në orën 10 paradite në “Casa Milan”.

Suedezi është goditja e parë e Milanit, ndërsa pritet të ketë më shumë afrime, por edhe largime.

-->