Zyrtarizohet data dhe vendi i miqësores së Kosovës me Gjibraltarin

Kombëtarja 16 Prill 2019 16:53

Ndeshjen e dytë miqësore në vitin 2019 Kosova do ta zhvillojë kundër Gjibraltarit. UEFA ka zyrtarizuar që kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë me 11 tetor, vetëm 3 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi, shkruan Indeksonline.

Ky vendim është i mirëseardhur për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes sepse ‘Dardanët’ nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë fare jashtë vendit, pasi dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova deri tani ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Muajin e kaluar barazoi me Bullgarinë 1-1 në Prishtinë. Grupin e kryeson Anglia me 6 pikë, Bullgaria ka 2, Kosova 1, Mali i Zi 1 dhe Çekia 0 pikë.