Zyrtarizohet kalimi i Patrice Evra

Veterani francez 36 vjeçar, Patrice Evra, e ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me ekipin nga Londra Lindore, West Ham United.
E gjitha kjo u arrit pasi Evra u shkarkua nga Olympique Marseille pas një zënke me një tifozë në ndeshje të Europa League në Nëntorin e kaluar.
Ai u pa në stërvitje në “Rush Green” të mërkurën, me tani bashkëlojtarët e rinj të West Ham.
Bëhet e ditur se francezi do të mbajë numrin 27 këtë edicion, numër të cilin më herët e kishte bartur bashkëkombësi i tij Dimitri Payet, sa ishte lojtarë i West Ham.
Evra rikthehet në Premier League pas disa viteve të kaluar në Juventus dhe Marseille.
Më parë ai ishte për nëntë sezone lojtarë i Manchester United, dhe pikërisht bashkëpunimi i fundit i tij me David Moyes ishte sa të dytë ishin tek “Djajtë e Kuq”, derisa tani ribashkimi i tyre ndodh në një skuadër tjetër.
Përndryshe muajin tjetër para ndeshjes që zhvillohet në shtëpi kundër Burnley, është planifikuar nga një pjesë e madhe e tifozëve të West Ham, që janë edhe ndër tifo grupet më të flakta në Angli, një protestë e madhe lidhur me pakënaqësitë me klubin për pozitën momentale të tyre në Premiership, e po ashtu edhe për aktivitetin e tyre të ulët në afatin kalimtar të Janarit, ku nuk sjellën ndonjë lojtar eminent. /Insporti.com